Presidenti pakistanez dhe ministri i Mbrojtjes infektohen me Coronavirus

Presidenti pakistanez dhe ministri i Mbrojtjes infektohen me Coronavirus

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, dhe Ministri i Mbrojtjes, Pervez Khattak, rezultuan pozitivë në testin për Coronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

“Unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19. Allahu i mëshiroftë të gjithë të prekurit nga koronavirusi”, shkroi presidenti Alvi në Twitter.

Ai pranoi dozën e parë të një vaksine kundër COVID-19 më 15 Mars, raporton Anadolu Agency (AA).

“Por, antitrupat fillojnë të zhvillohen pas dozës së dytë që duhej të ndodhte brenda një jave”, sqaroi Alvi.

“Ju lutemi vazhdoni të jeni të kujdesshëm”, këshilloi ai popullin.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Pervez Khattak, gjithashtu është infektuar me korovirusin, tha Imran Ismail, guvernatori i provincës jugore Sindh.

Më herët gjatë muajit, kryeministri Imran Khan gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin dhe u izolua.

Përkundër fushatës së vaksinimit në të gjithë vendin, Pakistani sërish vendosi një ndalim të plotë të tubimeve në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Islamabad, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në 659.116, duke përfshirë 14.256 viktima. /Insajderi.com