Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e cilësoi atë si “vrarës”, transmeton Insajderi.
Në një bisedë online me përfaqësues që jetojnë në Gadishullin e Krimesë të aneksuar në mënyrë të paligjshme 7 vite më parë, presidenti Putin lidhur me komentet e presidentit Biden tha “atij i uroj shëndet”, raporton Anadolu Agency (AA).
“E them pa asnjë ironi ose shaka”, tha Putin, duke shtuar se, “Në të kaluarën e çdo shoqërie janë përjetuar shumë ngjarje të vështira dhe dramatike. Të vlerësosh një vend, shtet, popull ose persona të tjerë është si të shikosh veten në pasqyrë. Aty shikojmë gjithmonë veten tonë”.
Lidhur me këtë temë, Putin dha një shembull nga fëmijëria e tij.
“Kur ishim fëmijë në debatet e bëra atij përballë i thonim ‘ai që thotë bëhet vetë‘. Kjo nuk ishte vetëm një shkak fëmijësh, por kishte një kuptim të thellë psikologjik. Tek ai përballë ne shikojmë cilësitë tona dhe mendojmë se edhe ai është njëlloj si ne”, tha Putin.
Putin tha se në kuadër të rregullit të krijuar amerikan ka edhe nga ata që dëshirojnë të jetojnë në paqe me Rusinë.
“Këtë e dimë dhe i vlerësojmë ata. Ndërsa kur vijmë në rregullin e instaluar në pushtet, vetëdija e rendit të themeluar në SHBA është formuar në kushte të vështira dhe përgjithësisht në kushte që lidhen me gjenocidet e popullatës lokale”, tha Putin.
Putin shpjegoi se administrata amerikane ka vazhduar këto lloj veprimesh deri më sot.
“Po të mos ishin këto, nuk do të shfaqej lëvizja ‘Black Lives Matter.’ Edhe amerikanët me origjinë afrikane vazhdojnë të përballen me padrejtësi dhe me eliminimin. Në historinë e Amerikës është përjetuar një periudhë skllavërie shumë e vështirë, e gjatë dhe e pamëshirshme”, u shpreh Putin.
“Ne dimë si t‘i zhvillojmë marrëdhëniet tona në pikat ku ndodhet interesi ynë”
SHBA-ja është vendi i vetëm në botë që ka përdorur bombën atomike, theksoi Putin, duke shtuar se, “SHBA, në fund të Luftës së Dytë Botërore, pa asnjë arsye ushtarake eliminoi civilët duke hedhur bombën atomike në Japoni”.
Duke deklaruar se administrata amerikane dëshiron të krijojë marrëdhënie me Rusinë atje ku ajo ka interesat e saj, Putin u shpreh se, “Edhe ne dimë si t‘i zhvillojmë marrëdhëniet tona në pikat ku ndodhet interesi ynë. Ne jemi njerëz të ndryshëm, ne kemi kode gjenetike dhe kulturore të ndryshme. Në mjediset ku ndodhen interesat tona ne do të vazhdojmë të punojmë me SHBA-në. Ata duhet të përballen me këtë. Përfshirë SHBA-në do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona me të gjitha vendet”.
Dje, presidenti Biden në një intervistë televizive tha se Putin është “vrasës” dhe se Rusia “do të paguajë çmimin” për arsye të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet e SHBA-së. /Insajderi.com