Presidenti i Serbisë alarmohet për situatën e Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me rastin e zbulimit të armatimit në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, tha se situata është serioze dhe kërkon përgjigje të shërbimeve të sigurisë.

Presidenti i Serbisë alarmohet për situatën e Vuçiqit

“Të gjithë ata që janë përgjegjës për sigurinë e kryeministrit dhe të gjithë neve, me këtë çështje duhet të merren shumë më tepër”, u tha sot Nikolliq gazetarëve në Pançevë afër Beogradit.

“Këtu dikush ka dështuar dhe këtë duhet ta themi hapur”, tha ai, raporton agjencia Beta.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha se nuk është i brengosur për sigurinë e tij dhe se nuk është frikësuar as atëherë kur ishte e qartë se disa njerëz dëshironin ta dëmtonin.