Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e s" />

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

Duke akuzuar mediat se po ngjallin frikë për përhapjen e koronavirusit dhe për krijimin e panikut në tregjet financiare, Presidenti Donald Trump u përpoq të siguronte amerikanët se administrata e tij e ka situatën nën kontroll.

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u treguar amerikanëve përpjekjet që po bëhen kundër koronavirusit.

Administrata e tij po kërkon 2.5 miliard dollarë fonde nga Kongresi.

“Për shkak të gjithë asaj që kemi bërë, rreziku për popullin amerikan mbetet shumë i ulët,” tha ai.

Një ditë më parë, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA paralajmëruan se amerikanët duhet të presin shpërthime të koronavirusit në komunitetet e tyre dhe çrregullime të jetës së përditshme.

Presidenti Trump ka akuzuar mediat se e kanë ekzagjeruar problemin dhe kanë përhapur panuk në tregjet financiare.

“Natyrisht, ne duam të zbusim ndikimet ekonomike dhe shkallën në të cilën ato po nxiten nga frika e publikut, kjo ka rëndësi. Por unë mendoj se mesazhi i përgjithshëm është që ne do të shohim raste edhe këtu, dhe të përgatitemi për këto raste e të mendojmë se si do të zbusim ndikimet,” thotë Jennifer Nuzzo në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore.

Amerikanët e infektuar numërohen në disa dhjetëra, por priten raste të tjera.

Deri më tani SHBA kanë testuar më pak se 500 njerëz, vetëm ata që kanë udhëtuar në Kinë, pavarësisht përhapjes globale të virusit.

Presidenti Trump ka emëruar zëvendës presidentin Mike Pence për të drejtuar përpjekjet e qeverisë federale kundër koronavirusit./voa.