Presidenti Trump i drejtohet botës: S’ka amerikanë të vrarë, ne e ndalëm Iranin

Presidenti Trump i drejtohet botës: S’ka amerikanë të vrarë, ne e ndalëm Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, në adresimin e tij të shumëpritur ka thënë se “Irani nuk të lejohet kurr të ketë një armë bërthamore”

“Për sa kohë që unë jam President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore”, tha ai, shkruan Insajderi.

Ai tutje ka thënë se SHBA s’ka pasur viktima.

“Ne nuk kemi pësuar viktima. Të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt dhe vetëm dëme minimale ka pasur në bazat tona ushtarake”.

“Irani duket se po qëndron në këmbë, kjo është një gjë e mirë për të gjitha palët e interesuara dhe një gjë shumë e mirë për botën”.

Trump e përshkroi komandantin ushtarak iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra javën e kaluar si “terroristi më i madh në botë”.

“Ai trainoi ushtri terroriste, përfshirë Hezbollahun, duke filluar sulme terroriste kundër caqeve civile. Ai nxiti luftëra të përgjakshme civile në të gjithë rajonin. Ai plagosi me egërsi dhe vrau mijëra trupa amerikane”, tha ai, shkruan Insajderi.

Trump tha se Soleimani drejtoi sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak që “plagosi rëndë katër anëtarë të shërbimit dhe vrau një amerikan” dhe ai orkestroi “sulmin e dhunshëm” në Ambasadën e SHBA në Bagdad.

“Ditët e fundit ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne i ndalëm”, tha Trump.

Ai tutje tha se “të gjithë duhet të punojmë së bashku për të bërë një marrëveshje me Iranin që e bën botën një vend më të sigurt dhe më të qetë”.

Presidenti amerikan në fund të adresimit nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët./Insajderi.com