Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump sapo ka nënshkruar " />

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbajtjen e familjeve së bashku

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për mbajtjen e familjeve së bashku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump sapo ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për mbajtjen e familjeve së bashku në zonën e emigrantëve ë cilat kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin me Meksikën.

“Ne jemi duke mbajtur familjet së bashku,” tha Trump nga Zyra Ovale pasi nënshkroi dokumentin.

“Kjo do ta zgjidhë këtë problem, njëkohësisht ne po mbajmë një kufi shumë të fuqishëm por që vazhdon të jetë në tolerancë zero për keqbërësit e shkelësit e ligjit. Kemi zero tolerancë për njerëzit që hyjnë ilegalisht në vendin tonë,” ka thënë Trump pas nënshkrimit shkruan CCN

Presidenti Donald Trump zyrtarisht e përmbysi argumentin e tij  se ai nuk kishte autoritet për të ndaluar ndarjen e familjeve të emigrantëve pa dokumente në kufi.

Vendimi i Trump erdhi pasi ai u përball me presione të forta nga spektri politik dhe nga religjioz, udhëheqësit politikë dhe botërorë për të ndalur ndarjet, të cilat u shëndërruan në lajme botërore.

Fotografi të fëmijëve duke qarë nga ndarja me prind pushtuan mediat e botës në javët e fundit.