Presidenti Trump sulmon ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Bolton

Presidenti DonaldTrump ndërmori sot sulmin më të ashpër deri tani ndaj ish-këshilltarit të tij të sigurimit kombëtar John Bolton, i cili në një dorëshkrim të librit të tij ende të pabotuar, thotë se Presidenti Trump luajti rol qendror në fushatën e presioneve me motive politike ndaj Ukrainës.

Presidenti Trump sulmon ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Bolton

Presidenti Trump ka shkruar në Twitter se disa vjet më herët Bolton “nuk e mori miratimin për t’u emëruar ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe që nga ajo kohë nuk merr miratim për asgjë”. Ai, shkruan Trump, “më lutej për një post që të mos kërkonte miratim nga Senati”.

“Sikur ta kisha dëgjuar atë, ne sot do të ishim në Luftën e Gjashtë Botërore”.

Presidenti i SHBA Trump shkruan se Bolton, i cili e braktisi postin e këshilltarit për siguri kombëtare në shtator, “menjëherë pas kësaj ai shkroi një libër të pandershëm dhe të pavërtetë me informacione të klasifikuara. Si mund ta bëjë dikushë këtë?”

Siç njofton gazeta The New York Times, në dorëshkrimin e tij, Bolton e kundërshton versionin e dhënë nga Trump për çështjen e ndihmës ushtarake prej 391 milionë dollarëve për Ukrainën. Sipas gazetës, ai thotë se presidenti e bllokoi ndihmën derisa Ukraina të fillojë me hetimet ndaj ish-zëvendëspresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter./Insajderi.com.