Presidenti ukrinas Zelensky dekreton ligjin për rekrutimin e trupave rezervë “në situata të veçanta”

Presidenti ukrinas Zelensky dekreton ligjin për rekrutimin e trupave rezervë “në situata të veçanta”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dekretuar ligjin që lejon ushtrinë të rekrutojë trupa rezervë “në situatë të veçanta” pa deklaruar mobilizimin, transmeton Insajderi.

Në deklaratën e bërë nga Presidenca, thuhet se Zelensky miratoi ligjin në fjalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se sipas ligjit, ushtria ukrainase mund të rekrutojë ushtarë me përvojë lufte “në periudha të veçanta” pa deklaruar mobilizimin.

Gjithashtu u tha se në kuadër të ligjit, ushtarët rezervë mund të bashkohen shpejt me ushtrinë dhe në rast sulmi, ushtria do të rriste kapacitetin e saj luftarak.

Ligji u miratua më 30 mars me votat e 256 nga 450 deputetët e Parlamentit të Ukrainës.

Tensione në kufirin Ukrainë-Rusi

Në fjalimin e tij në Parlament më 30 mars, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ukrainas Ruslan Khomcak deklaroi se Rusia bëri dërgesat ushtarake pranë kufijve të Ukrainës me pretekstin e një stërvitjeje.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trilateral, i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja, kishte marrë një vendim gjithëpërfshirës të armëpushimit që nga 27 korriku i vitit 2020.

Më shumë se 13.000 persona e kanë humbur jetën në përplasjet midis separatistëve pro-rusë, të cilët shpallën të ashtuquajturën pavarësi të tyre në rajon dhe qeverisë së Kievit që nga viti 2014. /Insajderi.com