Presidenti i Federatës italiane, Gabriele Gravina, ka folur për mediat italiane, pas një takimi që kishte me Juventusin, njofton Insaderi.
Pak ditë më parë, Gravina tha se Juventusi do të përjashtohet nga kampionati, në rast se nuk tërhiqet nga Super Liga Europiane, ku u bë pjesë bashkë me 12 klube të tjera.
Megjithatë tashmë pas takimit që kishte me numrin 1 të bardhezinjve, Gravina tha se ka dialog për një marrëveshje.
“Sigurisht që e kam dëgjuar Agnelin, për mua është e drejtë që të kërkoj një rrugë dialogu. Unë duhet të ndihmoj konkurrencën, jo ndërmarrjet individuale. Rregullat nuk pyesnin për kushte ekonomike. Futbolli kombëtar dhe ai ndërkombëtar nuk mund të bëjnë pa Juventusi, por rregullat duhet të respektohen”, tha Gravina.