Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kosovën

Ursula von der Leyen, president e Komisionit Evropian, do të vizitojë Kosovën, të mërkurën.

Prezenca e saj në Prishtinë vjen në kuadër të vizitave që është duke i zhvilluar nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pos takimeve zyrtare me krerët e shtetit, presidentja e Komisionit Evropian do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat – i cili është mundësuar nga fondet e Bashkimit Evropian.

Agjenda e konfirmuar nga BE-ja:

E Mërkurë, 29 Shtator 2021

09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendmbajtja: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendmbajtja: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti
Vendmbajtja: Kopshti i fëmijëve ‘Cicërimat’, Kalabri

Për të mërkurën është paraparë që të zhvillohet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Besnik Bislimi Kosova dhe Petar Petkoviq prej Serbisë, do të diskutojnë për situatën në Veriun e Kosovës.

Takimi zhvillohet nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ditë më parë kërkoi që nga veriu të largohen bllokadat në rrugë, por edhe Njësitet Speciale.

Tash e 10 ditë Policia e Kosovës është pozicionuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Nga 20 shtatori po ashtu rrugët kryesore janë të bllokuara nga serbët lokalë. /Insajderi.com