Presidentja i Bolivisë, liderja e tretë shtetërore në Amerikën Latine që rezulton pozitiv me COVID-19

Presidentja i Bolivisë, liderja e tretë shtetërore në Amerikën Latine që rezulton pozitiv me COVID-19

Presidentja boliviane Jeanine Añez është liderja e tretë në Amerikën Latine që ka rezultuar positive për virusin Korona.

Añez ka lajmëruar në Twitter se është infektuar me virusin Korona dhe do të vetëizolohet për 14 ditë.

Lajmërimi i saj vjen pas lajmit se presidenti I Brazilit Jair Bolsonaro dhe presidenti I Honduranit Juan Orlando Hernández konfirmuan infektimin me këtë virus, raporton Insajderi.

“Së bashku me ekipin tim, kemi qenë duke punuar gjatë gjithë kohës për familjet Boliviane. Prej javës së kaluar shumica e ekipit rezultuan pozitiv, e kur bera testin dola edhe unë positive. Do të jem në karantinë në një periudhë prej 14 ditësh, derisa të bëj testin tjetër,” tha ajo në videon e postuar në Twitter.

“Po ndihem mirë, kam fuqi. Do të vazhdoj të punoj virtualisht nga izolimi dhe dua të falenderoj të gjithë bolivianë që punojnë për të ndihmua në këtë krizë shëndetsore që po kalojmë. Së bashku do të ja dalim. Zoti ju bëkoftë”, tha ajo në fund të lajmërimit./Insajderi.com