Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar flamurin shtetëror ekipit Olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insajderi.

Të pranishëm në ceremoni ishin personalitete të larta të institucioneve vendore, si deputetë, ministra e zëvendësministra, përfaqësues të ambasadave të huaj si dhe personalitete nga jeta kulturore e fetare.

Me këtë rast, Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se Kosova si shtet i ri shumë shpejt u bë pikë referimi në të gjithë botën duke e falënderuar xhudisten, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në vitin 2016.

E para e shtetit u shpreh e bindur se sportistët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të japin maksimumin atje dhe do të bëjnë krenar shtetin e tyre.

Kosova në këto gara përfaqësohet nga 11 sportist./insajderi.com