Prezantimi i “Banimit me Kosto të Përballueshme” në tryezën “Lagjja si element themelor i organizmit hapësinor në qytet”

Prezantimi i “Banimit me Kosto të Përballueshme” në tryezën “Lagjja si element themelor i organizmit hapësinor në qytet”

Me rastin e 8 Nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve” – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor në përkrahje të Programit Zhvillimor Gjithëpërfshirës, të financuar nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga UN-Habitat, PAX dhe CBM, organizoi Tryezë të Rrumbullakët me temën: “Lagjja si element themelor i organizmit hapësinor në qytet”.

Në tryezë u diskutua rëndësia e lagjeve në kuptimin teknik/hapësinor dhe social, si dhe domosdoshmëria e trajtimit adekuat të tyre. Në kuadër të shembujve të ndryshëm të prezentuar nga ekspertë të fushës, u prezentua dhe projekti i Lagjjes së Banimit me Kosto të Përballueshme nga Kordinatorja për Banimin me Kosto të Përballueshme, Vjollca Podvorica, dhe shefja e Sektorit për Planifikim nga Drejtoria për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm e Komunës së Prishtinës, Burbuqe Hydaverdi.

Prezentimi “Në lagjen tonë – Banimi me Kosto të Përballueshme” shtjelloi të gjithë procesin e qasjes, hulumtimeve, analizave, propozimeve, masterplanit, arkitekturës dhe normativave të zbatuara për njësi të banimit gjatë hartimit të projektit të Banimit me Kosto të Përballueshme në Bërnicë të Poshtme.

Elaborimi i shembujve të ndryshëm nga pjesëmarrësit mundësoi shkëmbim profesional dhe inkurajoi bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërinstitucional për organizim funksional dhe urbanistik të qyteteve/vendbanimeve tona.