Policia në Vietnam tha se gjeti rreth 320,000 prezervativë të ricikluar të përdorur që po ripaketoheshin si të reja, njoftoi media lokale të enjten, sipas Associated Press, njofton Insajderi.
Inspektorët e tregut në provincën Binh Duong bastisën një fabrikë pranë qytetit Ho Chi Minh, ku zbuluan prezervativët e përdorur që ripaketoheshin për t’u shitur në treg. Një inspektor tha se pronarja 34-vjeçare e fabrikës, një grua, rrëfeu se i blenë prezervativët nga dikush tjetër, njoftoi gazeta shtetërore Tuoi Tre, sipas AP.
Pasi prezervativët u blenë nga një burrë, ata u lanë dhe riformuan, pastaj u paketuan në qese plastike, sipas gazetës.
Video e marrë nga transmetuesi shtetëror Vietnam VTV dhe nga agjencia e lajmeve Reuters tregon thasë të mbushur me prezervativë. Gjithashtu shihen mjete që dukshëm janë përdorur për të larë dhe riformuar prezervativët në fabrikë.
VTV tha se ishte e paqartë se sa prezervativë të përdorur ishin rishitur tashmë, sipas Reuters.
Një zyrtar shëndetësor i cituar nga gazeta Tuoi Tre tha se prezervativët ishin një rrezik ekstrem shëndetësor për përdoruesit, raportoi AP. /Insajderi.com