Prifti pedofil i infektuar me HIV, lirohet edhe pse dhunoi seksualisht 30 vajza të mitura

Prifti pedofil i infektuar me HIV, lirohet edhe pse dhunoi seksualisht 30 vajza të mitura

Një prift katolik është liruar nga kisha pasi ai pranoi se përdhunoi pothuajse 30-vajza të mitura kryesisht të moshës 5 deri 10 vjeç.

Prifti, Jose Garcia Ataulfo, është liruar nga çdo veprim i gabuar dhe nuk do të përballet me asnjë akuzë penale, pavarësisht faktit se ai e dinte se ishte i infektuar me HIV kur kishte abuzuar seksualisht me të gjitha vajzat që e pranoi se i kishte përdhunuar, përcjell Insajderi.

Nëna e një prej viktimave i kishte shkruar letër Papës duke i kërkuar të takohej me të në Romë lidhur me profitin pedofil, mirëpo ai kishte shmangur atë nga Vatikani pasi që kishte deklaruar se “çështja është mbyllur”.

Ataulfo kishte pranuar se kishte sulmuar seksualisht mbi dy grupe fëmijë, shumë prej të cilave ishin vajza të reja nga Oaxaca, shtet në jug të Meksikës i njohur për popullsinë e madhe indigjene.

Për shkak të ndikimit të rëndësishëm që ka Kisha Katolike në Meksisë, prifti nuk do të përballet me asnjë akuzë penale, veçanërisht për krimet e tij në zonat e banuara me grupe etnike indigjene.

Mirëpo sipas gazetës spanjolle Urgente24.com, vetëm dy nga tridhjetë viktimat e përdhunuara kanë dalë publikisht për të denoncuar priftin. /Insajderi.com