Prilli më i nxehtë që nga viti 1800 – shteti që po përballët me nxehtësi

Prilli më i nxehtë që nga viti 1800 – shteti që po përballët me nxehtësi

Instituti Meteorologjik në Austri njoftoi se temperaturat e regjistruara gjatë muajit prill kanë qenë më të lartat që nga viti 1800, me një numër të pazakontë ditësh që shkonin mbi 25 gradë celsius.

Numri i orëve me diell ishte 40% më i lartë se mesatarja dhe reshjet 40% më të ulëta se mesatarja, përcjell albinfo.ch.

Numri i ditëve verore, kur temperatura ka arritur të paktën nën 25 gradë Celsius, është jashtëzakonisht i lartë.

Në kryeqytetin austriak Vjenë ditët e fundit të muajit pritet gjithashtu të jenë mjaft të nxehta.

Më 20 prill në Salzburg termometri regjistroi 30 gradë celsius. Sipas meteorologut të ZAMG-së, Alexander Orlik, muaji prill deri më tani është më i nxehti i regjistruar prej fillimit të matjes së temperaturës në vitin 1767, vendin e parë e mban muaji prill i vitit 1800, me temperatura 5,7 gradë celsius mbi mesataren.