
Princesha Diana ishte aq e frikësuar për jetën e saj, sa ajo mbante një frigorifer të mbushur me gjak.
Ekipi i saj i sigurisë mbante qese të mbushura me gjak, nëse princesha do të sulmohej, apo jeta e saj të rrezikohej në ndonjë mënyrë, raporton Daily Star, shkruan Insajderi.
Sekretari i saj i dikurshëm, Patrick Jephson ka treguar: “Kur ishim duke udhëtuar, ne gjithmonë mbanim një frigorifer të vogël në të cilën ndodheshin qese plastike me gjak për princeshën. Secili nga ne testohej, në mënyrë që doktorët të dinin cili nga ne mund të kishte grupin e gjakut që asaj mund të i nevojitej në rast rreziku. Diana ishte shpesh në kërcënim të ndonjë rreziku fizik”.
Patrick ishte sekretar privat për ish Princeshën e Wales nga 1988 deri në 1996, kur ajo u divorcua nga princi Charles dhe u la diferencua nga monarkia.
Patrik nuk e ka falur monarkinë për trajtimin që i kanë bërë princeshës.
“Ajo ka bërë një punë të mirë për monarkinë, por shumë pak nga kjo punë është njohur, e lëre më të falenderohej për kontributin. Ajo ishte një nënë e vetme, e cila punonte shumë dhe nuk kishte ndonjë ekip, apo mentor. Mendoj që ajo është nënvlerësuar shumë. Diana nuk ishte një rebele e lindur, ajo ishte një monarke natyrale. Ajo mund të ishte aseti i tyre më i madh, por ata e lanë të shkojë”, përfundoi Patrick./Insajderi.com