Princi Harry ishte kaq i zhgënjyer nga të qenit pjesë e familjes mbretërore britanike sa që ai vendosi që “donte të dilte jashtë saj”.
Duke konsideruar vendimin për braktisjen e titullit ai vendosi që duhet të qëndrojë dhe të “punojë për rolin e tij”.
Në një intervistë me “Daily Mail”, të dielën, princi – i cili është i pesti në radhë për fronin – tha se të qenit në ushtri ishte “arratisja më e mirë që kisha pasur ndonjëherë”.
Dhe ai tha se princërit “nuk duan të jenë thjesht disa njerëz të famshëm, por në vend të kësaj duhet të përdorim rolin tonë për të mirë”.
32-vjeçari kaloi 10 vjet në ushtrinë britanike duke shërbyer dy herë në Afganistan.
“I kuptoj thellësisht gjitha llojet e njerëzve me prapavija të ndryshme dhe ndjehesha sikur isha pjesë e një ekipi”, flet ai për përvojën në ushtri.
Që kur është kthyer ai është marrë me bamirësi, duke përfshirë mbështetjen e veteranëve të lënduar dhe grupeve për shëndet mendor.
“E dua shumë bamirësinë dhe takimin me njerëz të ri”, ka thënë Harry.
Disa ditë më parë Harry kishte thënë se asnjë person nga familjet mbretërore nuk dëshiron të bëhet mbret. /Insajderi.com