Çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në ripartrirjen e planetit tonë në rrezik? Kjo është pyetja që Princi William kishte në mendje kur vendosi të krijojë një çmim të ri global të klimës “Çmimin Earthshot” për t’u dhënë mirënjohje atyre që punojnë për të zgjidhur disa nga çështjet më urgjente të mjedisit në botë.
Duke filluar zyrtarisht në 8 Tetor, nisma 50 milion funta, do të ketë pesë çmime 1 milion funta,të shpërndara çdo vit gjatë dekadës së ardhshme individëve ose ekipeve që ndihmojnë në trajtimin e krizës së klimës, duke u përqëndruar në pesë fusha kryesore: mbrojtja dhe rivendosja e natyrës, pastrimi i ajrit, ringjalljen e oqeaneve, ndërtimin e një bote pa mbeturina dhe rregullimin e klimës.
Princi William do të punojë me figurat kryesore globale në gjashtë kontinente për të përzgjedhur fituesit, përfshirë Sir David Attenborough, i cili së fundmi u takua me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, së bashku me fëmijët e tyre, për një premierë të dokumentarit të tij të ri Netflix, “A Life On Our Planet”, në kopshtet e Pallatit Kensington.
“Plani është që të mbledhim së bashku mendjet më të mira, zgjidhjet më të mira të mundshme, për të rregulluar dhe trajtuar disa nga sfidat më të mëdha mjedisore në botë”, thotë Princi William në një film që zbulon projektin. “10 vitet e ardhshme janë një dekadë kritike për ndryshime. Koha është thelbësore, prandaj ne besojmë se ky çmim shumë ambicioz global është rruga e vetme përpara”./Insajderi.com
Burimi: Vogue Magazine