Princi William vaksinohet kundër COVID-19

Princi William vaksinohet kundër COVID-19

Princi William ka njoftuar se është vaksinuar kundër Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Duka i Kembrixhit ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet duke u vaksinuar.

“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës kundër COVID-19. Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, ka shkruar ai në përshkrim të fotografisë.

Postimi përfshinte gjithashtu një foto të Dukës me maskë fytyre dhe me një mëngë të mbështjellë teksa merrte vaksinën./Insajderi.com