Prindërit detyrohen t’i fusin fëmijët në thasë të najlonit për të kaluar lumin që të shkojnë në shkollë

Prindërit detyrohen t’i fusin fëmijët në thasë të najlonit për të kaluar lumin që të shkojnë në shkollë

Ditë më parë ka qarkulluar një video se si  disa prindër detyrohen t’i fusin fëmijët në thasë të najlonit për të kaluar lumin që shkojnë në shkollë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Vietnam  e cila po bën xhiron e botës.

Ata për të arritur në shkollë duke të kalojnë një lumë i cili nuk ka fare urë. E në kushte ekstreme, aty gjendet një urë e improvizuar nga druri i bambusit, por kur ka vërshime ajo thjesht shembet dhe kështu krijohet një problem i madh, shkruan Kosova Sot.

E për të mos e humbur mësimin, prindërit kanë ndërmarrë veprime të pazakonta, duke i futur kështu fëmijët në thasë të najlonit dhe duke i bartur në shpinë në anën tjetër të lumit.

Megjithatë edhe pse një veprim i tillë është shumë i rrezikshëm, fëmijët kalojnë në anën tjetër të lumit të pastër dhe pa asnjë pikë ujë, e njëjta gjë ndodh edhe kur kthehen në shtëpi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një baba, i cili bën të pamundurën që të ndihmojë djalin e tij dhe fëmijët e tjerë që të shkojnë çdo ditë në shkollë.