![Prindërit shokohen kur zbulojnë abuzimin seksual të kushëririt me vajzën e tyre 12-vjeçare](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/02/f6bc745c-2b29-4dc8-9046-1a81aa67d6d8-1-730x440.jpg)
Prindërit e një vajze 12 vjeçare vendosën një kamera të fshehtë në dhomën e gjumit të saj në përpjekje për të kapur në “flagrancë” një të afërmin e tyre të rritur, për të cilin dyshonin se abuzonte seksualisht me të miturën.
Prindërit e vajzës pretendonin se e bija ishte abuzuar seksualisht dhe për këtë vendosën të krijonin një “kurth” për abuzuesin në brendësi të shtëpisë së tyre në Moron, një provincë e Buenos Aires të Argjentinës. Pamjet e marra nga kamera treguan të afërmin, të identifikuar si Leandro Sebastian Martinez, të hyjë në dhomën e gjumit të vajzës dhe ta prekë atë. Ajo më pas shihet teksa i tregon burrit kamerat dhe 41 vjeçari shikon i hutuar drejtë lenteve.
Sipas mediave lokale, dyshimet kanë nisur që në vitin 2018, kur në telefonin e tyre mbërriti një mesazh në WhatsApp, teksa ata paralajmëroheshin nga një shok i klasës së vajzës në lidhje me abuzimin seksual nga i afërmi. Madje shoku i klasës zbuloi dhe më shumë për familjarët, duke i treguar atyre se abuzuesi ishte Sebastian Martinez, një kushëri i afërt me babain e 12 vjeçares.
Fillimisht prindërit menduan që çështjen ta trajtonin tek psikologia e shkollës, por ata nuk ndërmorën asnjë veprim juridik ndaj të dyshuarit, në respekt të gruas së Sebastian, e cila gjatë asaj kohe ishte shtatzëne dhe i druheshin një përkeqësimi të mundshëm nëse skandali dilte sheshit. Ndërkaq filmimet janë depozituar në polici, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.