Prishtina 6:2 Drenica pas dy ndeshjeve, bardh e kaltrit prekin finalen e Kupës

Prishtina 6:2 Drenica pas dy ndeshjeve, bardh e kaltrit prekin finalen e Kupës

Prishtina ka qenë ekip i fortë për Drenicën edhe si mysafir në stadiumin Bajram Aliu.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale për Kupën e Kosovës në futboll, u zhvillua të mërkurën, ku epërsinë bardh e kaltërve pas 26 minutave ja dha Leonit Abazi me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Vetëm katër minuta më pas, Endrit Krasniqi shënoi për 0:2.

Në pjesë e dytë, saktësisht në minutën 55, Leotrim Bekteshi e qoi topin në rrjetë për epërsi 0:3 për Prishtinën.

Golin e parë për Drenicën e shënoi Flamur Muleci.

Të dytin, pesë minuta para kohës së rregullt, Kerim shënoi golin e dytë për vendësit.

Sfida përfundoi 2:3, e pas dy ndeshjeve, Prishtina me rezultat 6:2 kalon në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani – Prishtina do të jet finalja e Kupës që zhvillohet më 29 korrik.

/Insajderi.com/