Prishtina arrinë fitore ndaj Inter d’Escaldes, kalon në fazën tjetër të Champions

Prishtina arrinë fitore ndaj Inter d’Escaldes, kalon në fazën tjetër të Champions

Prishtina ka arritur të fitoj ndeshjen ndaj Inter d’Escaldes me rezultat 2-0, në kuadër të finales së parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen më mirë, duke radhitur tastet para portës së skuadrës nga Andorra.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, bardh e kaltrit shtuan presionin ku edhe ia arritën qëllimit.

Endrit Krasniqi i dha epërsinë fillestare prishtinasve në fund të kësaj pjese.

Kampionët e Kosovës e nisën mirë edhe pjesën e dytë, ku krijuan raste të shumta për shënim

Në minutën e 58-të, ishte sërish Endri Krasniqi që shëndrron në gol asistimin e Mendurim Hotit për rezultatin 2-0.

Pas golit të dytë, kryeqytetasit e menaxhuan lojën më mirë, duke krijuar edhe disa raste tjera për shënim, por përkundër tyre, rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore Prishtina kalon në raundin e parë për kualifikime në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Ferencvarosin e Hungarisë./insajder.com