
Llapi fiton sfidën e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll, teksa ka mposhtur Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’ me shifrat 3:2, njofton Insajderi.
Në fakt, llapjanët fillimisht krijuan një epërsi të lartë prej 3:0, mirëpo në fund nikoqirët e ngushtuan rezultatin, duke shënuar dy herë.
Golat për miqtë u realizuan nga Januzi, i cili shënoi dy gola (6’-59’), ndërsa golin e tretë e shënoi Shabani (61’).
Dy golat për Prishtinën u shënuan nga Prapashtica (65’) dhe Përqeli shënoi në fund të takimit për epilogun final, Prishtina – Llapi 2:3.
Ndeshja e kthimit, zhvillohet në ‘Zahir Pajaziti’ më 21 prill, ku gjithçka mbetet e hapur sfidën e kthimit, me ato dy golat që shënuan vendasit. /Insajderi.com