Prishtina e nis raundin e dytë kualifikues për “UEFA Conference League” kundër skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads, shkruan Insajderi.
Të dy trajnerët tashmë kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë ndeshje.
Zekirija Ramadani do të nis ndeshjen me formacionin 3-4-3:
Ardit Nika, Gledi Mici, Leotrim Bekteshi, Besnik Krasniqi, Mendurim Hoti, Tun Bardhoku, Lorik Boshnjaku, Gauther Mankenda, Endrit Krasniqi, Xhevdet Shabani dhe Leotrim Kryeziu janë të përzgjedhurit e tij.
Nga ana tjetër, trajneri i skuadrës uellsiane, Andy Morris do të nis ndeshjen me formacionin 4-3-3:
Kai Calderbank-Park, John Disney, Callum Morris, Tom Moore, Kris Owens, Aeron Edwards, Jamie Insall, George Horan, Jordan Davies, Jamie Mullan dhe Craig Carl Curran janë të përzgjedhurit e tij.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00./Insajderi.com