Prishtina debuton sot në Evropa Ligë kundër Norrkoping

Prishtina debuton sot në Evropa Ligë kundër Norrkoping

Pas Trepçës ’89, është Prishtina, skuadra e dytë që do ta përfaqësojë Kosovën në garat europiane.

Ekipi i kryeqytetit të Kosovës do të debutoj këtë të enjte në mbrëmje ndaj rivalëve suedezë me eksperiencë në garat kontinentale, por shpreson në një prezantim të mirë, që të mos limitohet vetëm në pjesëmarrje.

Në radhët e Prishtinës ka lojtarë me eksperiencë si Armend Dallku dhe Debatik Curri, që kanë luajtur dhe me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Si kapiteni Dallku ashtu deh mbrojtësi Curri kanë shprehur besim se do ta kalojnë pa humbje transfertën nordike. Ndeshja Norrkoeping-Prishtina luhet të enjten në mbrëmje në orën 20:00.