Prishtina dhe Feronikeli ndajnë pikët

Prishtina dhe Feronikeli ndajnë pikët

Në javën e 16-të në Supërligën e Kosovës në futboll, Prishtina në shtëpi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0:0 ndaj mysafirëve nga Drenasi, ekipit të Feronikelit, njofton Insajderi.

Në pjesën e parë të ndeshjes, të dyja skuadrat kishin raste shënimi, dhe si rrjedhojë, 45’ minutat e parë ishin më të balancuar.

Nikoqirët, pas 14-të minutash lojë, kishin rast të mirë shënimi, mirëpo penalltinë e goditur nga Sabien Lilaj, gardiani Avdyli u tregua i saktë, duke ruajtur portën e pa prekur.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat ishin më kërkuese për golin e avantazhit, pasi krijuan më shumë raste shënimi.

Të parët që rrezikuan në pjesën e dytë, ishin përsëri vendasit, kësaj radhe me Mankenda, i cili goditi fuqishëm, mirëpo jashtë porte. Në anën tjetër, skuadra nga Drenasi pasi tentoi dy herë radhazi me Simonovskin dhe Maliqin, por të dyja tentimet u ndalën nga portieri kryqytetas, Haxho.

Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat tentuan të shënonin, por nuk ia arritën dot qëllimit. Kështu, ndeshja në Prishtinë u mbyll pa gola.

Me këtë  pikë të fituar, Prishtina shkon në kuotën e 25 pikëve dhe ndodhet në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Feronikeli ndodhet në vendin e pestë me 20 pikë. /Insajderi.com