Prishtina dhe Gjilani luajnë kundër këtyre skuadrave në Evropa Ligë

Prishtina dhe Gjilani luajnë kundër këtyre skuadrave në Evropa Ligë

Është hedhur shorti për kualifikimet e Ligës se Evropës, ku dy skuadrat nga Kosova, që marrin pjesë në këtë garë, Prishtina dhe Gjilani, kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Klubi kryeqytetas Prishtina do të përballet me skuadrën nga Gjibrlatari, Lincolnd Red Imps. Në anën tjetër Gjilani do të luaj ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Penne, transmeton Insajderi.

Kujtojmë që në këtë rang garash do të luhet vetëm nga një sfidë dhe fituesit do të luajnë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Evropës.

Të dy skuadrat e Kosovës, do të luajnë si mysafir./Insajderi.com.