Sigal Prishtina dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kuadër të Ligës Ballkanike, shkruan Shqip.com.
Të enjten është hedhur shorti për fazën e grupeve të edicionit 2021/22 në “BIBL”.
Peja ndodhet në Grupin A, së bashku me Hapoelin nga Izraeli, Ballkan Botevgrad nga Bullgaria dhe dy skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Kumanovo e Akademija.
Ndërsa, nga ana tjetër Sigal Prishtina ndodhet në Grupin B, kur kundërshtar ka dy skuadrat nga Bullgaria, Akademik Plovdiv e Beroe, Shkupin nga Maqedonia e Veriut dhe Ironi nga Izraeli.
Që nga themelimi i kësaj gare skuadrat e Kosovës janë shpallur dy herë kampion të këtij kompeticioni, ku të dy herët është shpallur Sigal Prishtina në edicionin 2014/15 dhe 2015/16.
Paraqitje të mira në të kaluarën ka pasur edhe Bashkimi në edicionin 2017/18 pasi doli e dyta në përballje me Levski Sofia nga Bullgaria./Insajderi.com