
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ferencvarosit do të jetë përballja kthyese e të dy ekipeve në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.
Ndeshja e parë u zhvillua në Hungari ku prishtinasit humbën me rezultat 3-0.
Tani për këtë ndeshje të dy trajnerët kanë bërë zyrtare formacionet e tyre:
Trajneri Zekirija Ramadani, do të nis ndeshjen me formacionin 4-3-3:
Ardit Nika, Gledi Mici, Leotrim Bekteshi, Qendrim Zyba, Besnik Krasniqi, Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Sabien Lilaj, Leotrim Kryeziu, Gauthier Mankenda dhe Otto John janë të përzgjedhurit e tij.
Nga ana tjetër, Peter Stoger i Ferencvaros, do të nis ndeshjen me formacionin 4-2-3-1:
Denes Dibusz, Henry Wingo, Samy Mmaee, Miha Blazic, Eldar Civic, Somalia, Igor Kharatin, Robert Mak, Tokmac Nguen, Myrto Uzuni dhe Ryan Mmaee janë të përzgjedhurit e tij.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00./Insajderi.com