Prishtina fiton derbin, mposht Ballkanin

Prishtina fiton derbin, mposht Ballkanin

Derbi i javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll, është zhvilluar në kryeqytet, ku Prishtina ka pritur mysafirët nga Suhareka, ekipin e Ballkanit, ndërsa fitore shënuan vendasit me shifrat 2:1, njofton Insajderi.

Goli i parë ne ndeshje erdhi në minutën e parë shtesë, ku Otto John shënoi për nikoqirët, ndërsa deri në fund të pjesës së parë, miqtë nga Suhareka barazuan rezultatin, autori i golit ishte kapiteni i Ballkanit, Berisha i cili shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë, goli erdhi përsëri në minutën shtesë, ku u pengua Kryeziu në zonën e Ballkanit, ndërsa gjyqtari kryesor akordoi penallti. Nga pika e bardhë i saktë ishte Krasniqi, për t’i dhënë fitoren Prishtinës me shifrat 2:1.

Me këto tre pikë Prishtina përforcon venin e tretë me 31 pikë, ndërsa Ballkani pas kësaj disfate mbetet në vendin e dytë në tabelë me 38 pikë. /Insajderi.com