Ekipi nga kryeqyteti, Prishtina, ka fituar derbin e xhiros së 21-të në Superligë, duke mposhtur me rezultat 2:0 kampionët aktual të Dritës, njofton Insajderi.
Epërsinë e krijuan herët prishtinasit, duke shënuar për 1:0 me anë të Bekteshit (17’). Më shifrat minimale për vendasit u mbyllën 45’ minutat e parë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, lojtarët e Nuhiut kërkon me ngulm golin e barazimit, mirëpo nuk shënonin dot në portën e Prishtinës. Mysafirëve gjërat edhe më shumë i’a komplikoi Onoka, kur në minutën e 61-të të ndeshjes, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu duke lënë gjilanasit me 10 lojtarë në fushë.
Dy minuta para fundit, Bardhoku do të vuloste fitoren për vendasit, duke çuar shifrat në 2:0, rezultat që ishte edhe përfundimtar.
Me këtë fitore, Prishtina përforcon vendin e tretë me 41 pikë, tre më pak se Drita e vendit të dytë dhe katër më pak se Ballkani kryesues. /Insajderi.com