Janë zhvilluar dy ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll, teksa një sfidë është fituar nga mysafirët, ndërsa ndeshjen tjetër e kanë fituar vendasit, njofton Insajderi.
Derbi i javës është zhvilluar në Suharekë mes Ballkanit dhe Prishtinës, teksa fitore kanë shënuar këta të fundit me rezultat minimal 0:1, me një autogol të shënuar nga Thaçi (35’).
Ndeshjen tjetër të zhvilluar në Drenas, Feronikeli e ka mposhtur me rezultat ta lartë 4:0 ekipin e Llapit, në ndeshjen e rëndësishme për mbijetesë në Superligë.
Golat për ekipin nikoqir u realizuan nga Milickovic (44’-77’), ndërsa dy golat tjerë për ‘Niklin u shënuan nga Simonovski (89’) dhe në minutat shtesë të ndeshjes, Dabiqaj mbylli serinë e golave për shifrat përfundimtare 4:0.
Prishtina me këtë fitore shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e tretë, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 55 pikë.
Feronikeli me këto tre pikë ngjitet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Llapi pas kësaj disfate zbret në pozitën gjashtë me një pikë më pak. /Insajderi.com