Pas skualifikimit nga Liga e Kampionëve, Prishtina tani është në garë për “UEFA Conference League”, shkruan Insajderi.
Megjithatë, përveç se humbën ndeshjen e së martes kundër Ferencvaros, kryeqytetasit humbën edhe dy nga lojtarët kryesor.
Fillimisht ishte Qëndrim Zyba ai që u lëndua, ndërsa pas tij edhe Sabien Lilaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
Tani, Prishtina në “Conference League” do të luaj kundër humbësit të ndeshjes mes Connah’s Quay Nomands (Uells) – Alashkert (Armeni), të marten më 20 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”./Insajderi.com