Prishtina i ofron miqësore klubit të njohur evropian

Prishtina i ofron miqësore klubit të njohur evropian

Klubi nga kryeqyteti, KF Prishtina, i ka ofruar klubit të njohur evropian, Ajax, përballje në ndeshje miqësore, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ajax kanë pyetur: “Kush është për një ndeshje miqësore këtë verë?”.

Prishtina i ka replikuar klubit holandez duke u thënë: “Ju jeni të mirëseardhur në çdo kohë”.

Skuadra holandeze do të fillojë përgatitjet për ndeshje miqësore të cilat mund të zhvillohen me disa nga lojtarët që nuk janë ftuar në Kampionatin Evropian apo në Kupën e Amerikës.

Zakonisht, klubet i përgatisin ndeshjet miqësore në muajt e verës, për të qenë sa më të gatshëm fizikisht për sezonin e ri./insajderi.com