Prishtina ia shkakton humbjen e parë Penzës

Prishtina ia shkakton humbjen e parë Penzës

Prishtina ika shënuar fitore ndaj Penzës në udhëtim me rezultat 63:101, në xhiron e shtatë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 0:8, dhe e thelluan atë në çerekun e parë, ku e fituan këtë pjesë me shifrat 13:35.

Skuadra nga kryeqytet thelloi epërsinë edhe më shumë.

Katër minuta nga fundi i pjesës së parë, arritën epërsi të dyfishtë 24:48, ndërsa shkuan në pushim me rezultat të thellë 26:55.

Në Pejë nuk kishte rivalitet as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku epërsia e vashave prishtinase shkoi deri në 39 pikë, 38:77, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 47:79.

Dhjetë minutat e fundit u zhvilluan vetëm për formalitet, pasi fituesi dihej dhe Prishtina nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren, duke triumfuar me rezultat 63:101.

Te Penza u dalluan Rael Whitsitt me 10 pikë e 12 kërcime dhe Narlyn Mosquera me 15 pikë e nëntë kërcime.

Kurse te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 24 pikë e 15 kërcime, Agnesa Rrahmani me 31 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime.

Penza pësoi humbjen e parë pas pesë fitoreve radhazi, kurse Prishtina ka katër fitore e dy humbje.