
Skuadra e Prishtinës ka shënuar gol ndaj ekipit vendas në ndeshjen që është duke u zhvilluar në Gjilan, shkruan Insajderi.
Sulmuesi Gledi Mici ka shënuar nga penaltia në minutën e 15 të takimit.
Penaltia u fitua pas ndërhyrjes së Huseinit në Endrit Krasniqin.
Rezultati aktual është 0-1 për mysafirët.
Skuadra nga kryeqyteti kosovar, dy xhiro para fundit të kampionatit i nevojitet vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht titullin në Superligën e Kosovës./Insajderi.com