Prishtina mëson kundërshtarin për kualifikime në Champions

Prishtina mëson kundërshtarin për kualifikime në Champions

UEFA ka hedhur shortin për fazën kualifikuese për Ligën e Kampioëve në të cilën merr pjesë kampioni i Kosovës, Prishtina, shkruan Insajderi.

Shorti i hedhur kryeqytetasit i ka vënë përballë kampionit të San Marinos, Folgore.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të gjysëmfinales për këtë fazë më 22 qershor.

Në rast se Prishtina kalon tutje, do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Torshavn dhe Inter Club d’Escaldes.

Finalja e kësaj faze do të luhet më 25 qershor, ndërsa ndeshja mund të zhvillohet në Tiranë./insajderi.com