Prishtina mposht bindshëm Besën, kap kreun në Superligë

Prishtina mposht bindshëm Besën, kap kreun në Superligë

Prishtina ka fituar bindshëm në kryeqytet, duke mposhtur me rezultat të lartë 5:1 vizitorët nga Peja, ekipin e Besës, në sfidën për javën e 24-të në kampionat, njofton Insajderi.

Prishtina edhe në takimit e sotëm ka treguar me plotë meritë që është ekipi me formën më të mirë që po kalon në stinorin pranveror, duke shënuar fitoren e pestë radhazi ne pesë takimet e fundit.

Serinë e golave për nikoqirët e hapi Abazi (14’), teksa dyfishoi rezultatin Krasniqi (21’). Për golin e fundit në pjesën e parë dhe rezultatin pas 45’ minutave të parë, u përkujdes Kryeziu (29’) për 3:0.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Sheqerolli (48’), ndërsa dy golat tjerë për Prishtinën u shënuan nga Mankenda (69’) dhe Prapashtica (83’).

Me këtë fitore, Prishtina kalon në vendin e parë në ligë me 50 pikë, aq sa ka Drita, por gjilanasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë. /Insajderi.com