Prishtina mposht Feronikelin, kryeqytetasit një pikë larg titullit

Prishtina mposht Feronikelin, kryeqytetasit një pikë larg titullit

Prishtina ka shënuar fitore me shifrat 2:1 kundër Feronikelit në sfidën e vlefshme për javën e 34-të në Superligë, teksa me këtë fitore ekipi nga “Fadil Vokrri” ndodhet një pikë larg titullit kampion, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, njofton Insajderi.

Fillimisht Abazi shënoi që në minutën e katër për epërsinë e parë për nikoqirët, teksa barazuan mysafirët në minutën e 22-të me autogolin e Nikës. Me rezultat 1:1 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit do të rikthenin epërsinë për herë të dytë në takim, kur në minutën e 67-të, Smakiqi realizoi në portën e vet.

Me këto tre pikë, Prishtina shkëputet në pesë pikë nga vendi i dytë, duke shkuar në 75 pikë, ndërsa Feronikeli pas kësaj disfate mbetet në vendin e tetë në kuotën e 38 pikëve. /Insajderi.com