Prishtina mposht Folgoren, kalon në finale të fazës parakualifikuese të CL

Prishtina mposht Folgoren, kalon në finale të fazës parakualifikuese të CL

Prishtina ka arritur të fitoj ndeshjen e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve përball Folgores me rezultat 0-2, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të kryeqytetasve, të cilët ishin shumë më të mirë se mysafirët.

Përkundër rasteve 45 minutëshi i parë i ndeshjes u mbyll me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë nisi me një Prishtinë edhe më kërkuese.

Vetëm gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, skuadra kosovare shënoi gol për të kaluar në epërsi .

Realizatori i golit të prishtinasve ishte mesfushori, Endri Krasniqi.

Edhe pas golit të shënuar, Prishtina nuk e ndali dominimin, ku krijonin vazhdimisht raste.

Krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi i sapotransferuar në kryeqytet, Mendurim Hoti shënoi për rezultatin final 2-0.

Me këtë fitore Prishtina shkon në finale e raundit preliminar të Ligës së Kampioëve, ku do të përballet me Inter Escaldes./insajderi.com