Prishtina mposht Trepçën ‘89

Prishtina mposht Trepçën ‘89

Prishtina ka arkëtuar pikë të plota kundër Trepçës ’89 në ndeshjen e javës së 13-të në Superligë, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Insajderi.

Pas 12’ minutash lojë, Prishtina realizoi golin e parë me anë të Sabien Lilaj i cili shënoi nga penalltia, ndërsa në minutën e 27’ dyfishoi rezultatin Kryeziu. Në minutat shtesë të pjesës së parë, mysafirët ngushtuan rezultatin me Bismark.

Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe dy herë të tjera, fillimisht për 3:1 shënoi Krasniqi (63’), ndërsa golin e katërt për ekipin nga kryeqyteti e shënoi Mankenda (67’). Deri në fund, mysafirët shënuan edhe një herë tjetër, me Mujën i cili realizoi në minutën e 72’-të.

Me këtë fitore, Prishtina ka mbledhur 18 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Trepça ’89 mbetet në kuotën e 14 pikëve dhe ndodhet e tetë në tabelë. /Insajderi.com