Prishtina nuk gabon, i fiton pikët e plota

Prishtina nuk gabon, i fiton pikët e plota

Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Feronikelit, ishte e fundit e xhiros 27 në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua të hënën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku i fitoi pikët e plota ndaj ekipit të Afrim Tovërlani, duke e mposhtur 3:1.

Në pjesën e parë u shënuan tre gola, ku i pari realizoi Otto John pas 11 minutave lojë.

Barazimi erdhi vetëm dy minuta më pas, kur Albert Dabiqaj e qoi topin prapa shpinës së Visar Bekaj.

Guthier Mankenda krijoi epërsi për ekipin vendës 2:1 në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit, Prishtina shënoi edhe golin e tretë për fitoren 3:1.

Kësaj here realizoi Ahmed Januzi.

Pas 27 ndeshjeve, Prishtina pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 54 pikë, katër më pak se Drita lider.

Feronikeli është në vendin e pestë me 44 pikë.

Insajderi.com