Prishtina ka përfunduar aventurën e saj për kualifikime në Ligën e Kampionëve pasi ka humbur edhe ndeshjen e dytë kundër Ferencvaros, shkruan Insajderi.
Pjesën e dytë të kësaj ndeshje e nisën më mirë mysafirët pasi shënuan qysh në minutën e 49-të përmes Myrto Uzunit.
Derisa, në minutën e 67-të, prishtinas arritën të barazojnë rezultatin përmes Mendurim Hotit.
Skuadra hungareze megjithatë nuk u ndal me kaq, ata shënuan edhe dy gola tjera.
Të dy këta gola u shënuan nga sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni i cili edhe kompletoi Hat-trickun e tij në këtë ndeshje.
Prishtina humb ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 6-1, ku edhe përfundon aventurën e saj për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por, mbetet në garë për Evropa League./Insajderi.com
Ferencvaros shënon edhe golin e tretë
Ferencvaros ka arritur të shënoj edhe golin e tretë në ndeshje.
Myrto Uzuni shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 86-të të ndeshjes.
Kalojnë në epërsi mysafirët
Ferencvaros ka arritur të kaloj në epërsi.
Myrto Uzuni shënoi sërish në minutën e 80-të të ndeshjes.
Barazon rezultatin Prishtina
Prishtina ka arritur të barazoj rezultatin kundër Ferencvaros.
Goli u shënua nga Mendurim Hoti në minutën e 67-të të ndeshes.
Ferenvaros shënon golin e parë të ndeshjes
Ferencvaros ka arritur të shënoj gol kundër Prishtinës.
Golin e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 49-të të ndeshjes.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.
Prishtinasit e nisën më mirë ndeshjen, por gradualisht mysafirët morrën forcën të sulmonin.
Fillon ndeshja mes Prishtinës dhe Ferencvaros.