Prishtina ka humbur me rezultat 3-0 kundër ekipit hungarez, Ferencvaros në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampioëve, shkruan Insajderi.
Përkundër se e nisën mirë pjesën e dytë, prishtinasit pësuan tre gola të shpejt nga vendasit.
Tokmac Nguen hapi rezultatin në minutën e 71-të, për tu pasuar pastaj nga golat e Ryan Mmaee në minutën e 74-të dhe Miha Blazic në minutën e 77-të.
Ndeshjen kthyese Prishtina do ta luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet më 13 korrik./Insajderi.com
Ferencvaros shënon edhe golin e tretë
Skuadra hungareze ka arritur të shënoj edhe golin e tretë kundër Prishtinës.
Golin e tretë për ta e shënoi Miha Blazic në minutën e 77-të të ndeshjes.
Ferencvaros dyfishon epërsinë
Ferencvaros ka arritur të dyfishojë epërsinë ndaj Prishtinës.
Golin e dytë për hungarezët e shënoi Ryan Mmaee vetëm tre minuta pasi u shënua i pari.
Ferencvaors kalon në epërsi ndaj Prishtinës
Ferencvaros ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Prishtinës.
Golin e shënoi Tokmac Nguen në minutën e 71-të të ndeshjes.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes pa gola në mes Ferencvarosit dhe Prishtinës.
Kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët kishin raste të mira por shënim, por që ato nuk arritën t’i konkretizonin në gol.
Nga ana tjetër, prishtinasit mundoheshin të krijonin raste përmes kundërsulmeve, të cilat nuk munguan.
Fillon ndeshja mes Ferencvaros dhe Prishtinës