Prishtina rikthen edhe dy ish-futbollistë

Prishtina rikthen edhe dy ish-futbollistë

Klubi I Prishtinës, është duke bërë ndryshime drastike brenda saj, pas shumë largimeve dhe prurjeve të reja. Në vazhdën e rikthimeve të ish-futbollistëve në skuadër, Prishtina duket se ka arritur marrëveshje edhe me Mërgim Pefqelin dhe Donat Hasanajn.

Është zyrtari i Prishtinës, Kushtrim Sopa, i cili ka publikuar një foto me dy lojtarët nga stërvitjet e klubit të Prishtinës edhe pse faqja zyrtare e klubit ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këta dy futbollistë, njofton Insajderi.

Mergim Pefqeli edicionin e kaluar ishte pjesë e Llapit, ku nuk arriti të lë gjurmë, derisa Hasanaj veshi fanellën e rivalit lokal të Prishtinës, Flamurtarit, të cilët nuk mbijetuan në Super Ligë./Insajderi.com.