Prishtina thumbon keq Llapin para derbit: …”blla, blla blla”, shihemi në fushë nesër

Prishtina thumbon keq Llapin para derbit: …”blla, blla blla”, shihemi në fushë nesër

Derbi i Ipko së Supërliges së Kosovës që pritet të zhvillohet nesër në “Adem Jashari” po vazhdon me polemika të shumta. Kësaj radhe Prishtina ka ‘provokuar’ llapjanët.

Përmes një postimi në Facebook, Prishtina ka ironizuar me deklaratat e shumta të llapjanëve. Kanë thënë se për nesër vetëm 700 bileta ka kërkuar kundërshtari.

“Vetëm 700 bileta janë kërkuar nga kundershtari i nesërm ?. …”Blla, blla, blla”, shihemi nesër në fushë ?

Përpara Prishtinë! ?⚪️?”, thuhet në postimin e fundit.

Kujtojmë se trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina ka provokuar disa herë Prishtinë. Ai në disa intervista të tij e kishte quajtur Prishtinën lagje të llapit.

Për ndeshjen e nesërme, trajneri ka thënë se së bashku me lojtarët kanë rënë dakord që ta prishin edhe agjerimin në mënyrë që të jenë fizikisht më të përgatitur. Ndeshja do të fillojë nesër me fillim prej orës 16:00 që mund të përcaktuese për kampionin e Kosovës në futboll./Insporti.com