Prishtina vs. Drenica, statistikat para ndeshjes

Prishtina vs. Drenica, statistikat para ndeshjes

Klubi Prishtina para ndeshjes së të premtes me Drenicën, në faqen zyrtare në rrjete sociale ka postuar disa statistika.

Ky është postimi:

Statistikat: Prishtina – Drenica

Kuqezinjtë janë skuadra e dytë me më shumë përballje

Prishtinë, 2 korrik 2020 – Nesër nga ora 20.00, Prishtina e pret Drenicën në kuadër të javës së 28-të. Dy skuadrat do të takohen për herë të pestë në këtë edicion dhe për herë të 57-të pas luftës. Vetëm me Besën Prishtina ka më shumë përballje (62).

Prishtina nga katër përballjet e sivjetme, ka triumfuar në tre përballje, për pikë 3:1 në Skenderaj si dhe për Kupë 3:2 dhe 3:0 për Kupë në Prishtinë, por drenicasit kanë nxjerr barazim në ndeshjen e parë kampionale në kryeqendër, 0:0.

Duhet theksuar se në tetë përballjet e fundit Prishtina ka shënuar shtatë fitore dhe një barazim, i cekur më lartë. Pra, Drenica bardh e kaltrit nuk i ka mposhtur nga viti 2018 (1:0 në Skenderaj).

Në 56 përballje, Prishtina ka larg bilanc pozitiv prej 29 fitoreve, 11 barazime dhe 16 humbje me gol-dallim +34, 86:52.

Ndërsa nga 26 përballjet e zhvilluara në kryeqendër, Drenica nuk është keq, ka arritur 4 fitore dhe 4 barazime përkundër 18 fitoreve të Prishtinës dhe gol-dallimit +30, 53:23. Fitorja e fundit e Drenicës në Prishtinë daton më 2015 kur kishte triumfuar 2:0 duke ia siguruar ekzistencën.

Po ashtu dy skuadrat kanë përqindje të lart të shënimit të golave, afër 2 gola e gjysmë për ndeshje (2.46), por kuptohet që këtë mesatare të lartë e mban Prishtina me 1,5 përkundër Drenicës afër 1 gol për ndeshje (0.92). /Insajderi.com