Në faqen zyrtare të klubit Prishtina në Facebook, janë dhënë disa statistika për ndeshjen derbi që zhvillohet të hënën mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Ky është shkrimi i plotë i klubit:
Ndeshje që duhet shumë djersë për ta fituar
Prishtinë, 27 qershor 2020 – Kundërshtari i javës së 27-të, Feronikeli, është kampion aktual dhe si asnjë skuadër tjetër vendore ka statistika pozitive me bardhekaltrit. Në tetë ndeshjet e fundit, Prishtina ka fituar vetëm një përballje, ka luajtur pesë herë baras dhe tre ndeshjet e fundit i ka humbur. Megjithatë Feronikeli i ka këto tre fitore pas 9 ndeshjeve pa fituar, nga vera e vitit 2016 kur Prishtina kishte arritur 4 fitore dhe pesë herë tjera nuk ishte mposhtur. Më shumë se kaq nuk duhet për ta kuptuar që për të fituar ndeshjen e së hënës, futbollistët prishtinas, duhet djersitur maksimalisht fanellën e klubit.
Përndryshe dy skuadrat pas luftës kanë zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në tre kompeticione dhe Feronikeli udhëheq me një fitore më shumë, 10-7-9 fitore të bardhekaltrëve me goldallim +10, 34:24.
Insajderi.com